"Mund të ketë probleme në KKSH, nëse punohet me shumicë të ngushtë"
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri ka thënë sot se Partia për Veprim Demokratik (PVD) anëtari i së cilës është, i ka propozuara të gjitha partive që kanë dal në zgjedhje që bashkërisht të marrin pjesë në punën e këtij organi.Duke paralajmëruar kandidat të përbashkët për kryetar të KKSH-së, Beqiri për agjencinë Beta deklaroi se është i kënaqur me rezultatin që ka realizuar “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve”, por vlerëson se mundet të ketë probleme në vazhdimin e punës së KKSH-së nëse punohet me shumicë të ngushtë prej tetë anëtarëve që marrin pjesë në pushtet dhe shtatë në opozitë, transmeton Titulli.
Në zgjedhje e 26 tetorit shtatë mandate mori “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” të tubuar rreth PVD-së dhe UDSH-së, mirëpo tetë mandate, që përbënë shumicën në përbërjen e KKSH, kanë fituar pesë parti politike që në zgjedhje kanë dal në dy koalicione, e të cilat kanë marrëveshje parazgjedhore për koalicion të gjerë. /Titulli.com/